L’Equipe: Ky futbollist e fiton Topin e Artë

Sipas gazetës franceze, L’Equipe, njëri nga Cristiano Ronaldo apo Antoine Griezmann, do të jetë fitues i Topit të Artë për vitin 2016.

Sport

09/07/2016 19:52

Cristiano Ronaldo apo Antoine Griezmann do të jenë fitues të Topit të Artë për vitin 2016, sipas gazetës franceze L’Equipe.

Gjithnjë sipas mediumit francez, fituesi i këtij çmimi do të përcaktohet nga ai i cili do të shpallet kampion i Evropës me kombëtaren e tij të dielën, transmeton AS.

Ronaldo dhe Griezmann janë më meritorët për arritjen e Portugalisë, respektivisht Francës, në finale të “Euro 2016”.

Sulmuesi francez madje është realizatori më i mirë i këtij Evropiani me gjashtë gola.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.