Lenovo lanson celularin me tastierë virtuale

Lenovo ka prezantuar një palë këpucë të mençura të cilat kanë një ekran për të shfaqur gjendjen e personit që i ka mbathur ato, një celularë me një projektor laser dhe një orë të mençur me dy ekrane.

Auto & Tek

28/05/2015 12:43

Kjo orë e mençur e Lenovo është aktualisht ora e parë në botë me dy ekrane. Ekrani i dytë i orës është një ekran virtualisht interaktiv, i cili përdor reflektimin optik për të krijuar një imazh virtual që Lenovo pretendon se është 20 herë më e madhe se ekrani i parë.

lenovowatch2_3320395b

Përdoruesi mund ta shikojë imazhin duke e prekur një shfaqës nën ekranin kryesor – pak a shumë si një periskop. Përderisa ata e kthejnë orën nga ana në anë, imazhi përputhet me rrethanat duke krijuar një efekt të bukur 3D, transmeton Lajmi.net.

lenovowatch_3320396b

Lenovo pretendon se kjo krijon një përvojë të veçantë për përdoruesit, duke i lejuar ata të ndjekin një hartë, të shikojnë foto apo edhe të shikojnë një video me kualitet më të lartë se orët e tjera që janë aktualisht në treg.

lenovoprojector_3320398b

Lenovo prezantoi gjithashtu edhe një koncept të një celulari të quajtur Smart Cast, i cili përmban një projektor laser dhe një detektues infrared, i cili i lejon përdoruesit që të projektojnë një ekran virtual me prekje në tavolinë dhe u mundëson të shkruajnë me një tastierë virtuale, transmeton Lajmi.net.

lenovophone_3320401b

Kompania tha gjithashtu se celulari mund të përdoret për të shfaqur filma në mure, video-biseda dhe për të luajtur lojëra si ‘Fruit Ninja’ duke përdorur gjestet me duar në një tavolinë apo në mur.

lenovoshoes_3320397b

Koncepti i këpucëve të mençura është pjesë e strategjisë ‘Interneti i Gjërave’ të Lenovo, i cili është i fokusuar në prodhimin e produkteve të mençura shtëpiake.

ShenQI paraqiti disa pajisje të reja në Lenovo TechWorld, duke përfshirë printerë 3D të cilët mund të printojnë ushqim dhe objekte të precizitetit të lartë dhe një qendër të mençur të kontrollit shtëpiak të bazuar në WiFi.