Lëndohet përforcimi i ri i Milanit, mungon kundër Interit (FOTO)

Mateo Musacchio ka pësuar një lëndim duke i shtuar problemet trajnerit Vincenzo Montella.

Sport

07/10/2017 08:09

Milan ka marrë një lajm të keq para derbit me Interin.

Mbrojtësi Mateo Musacchio ka pësuar një lëndim dhe rrezikon të mungojë në derbin e qytetit më 15 tetor.

Musacchio ka pësuar një lëndim duke i shtuar problemet trajnerit Vincenzo Montella që edhe ashtu është në rrezik të shkarkimit, përcjell “lajmi.net”.

Në rast të humbjes nga Inter, Montella mund të shkarkohet nga detyra.

Kurse, Musacchio rrezikon ta përcjell duelin nga tribunat. /Lajmi.net/