Lekaj flet pas vendimit të Gjykatës që aktakuza ndaj të hidhet poshtë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj ish-kryetarit të Gjakovës Pal Lekaj për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lajme

19/05/2017 15:17

Lekaj, ka thënë për lajmi.net se aktakuza nuk ishte e bazuar në fakte dhe ai i ka ofruar që nga fillimi bashkëpunim gjykatës.

Lekaj ka thënë, se përfundimi i procesit gjyqësor ishte i shpejt pasi Gjykata Themelore ishte shumë aktive, gjë që edhe e ka falënderuar për një gjë të tillë.

Gjithashtu, ai ka thënë se i gjithë procesi ka shkuar në rregull dhe nuk ka pasur asnjë presion nga asnjëra palë.

“Po, Gjykata Themelore e Gjakovës ka hedhur poshtë aktakuzën e hedhur ndaj meje. Kjo ishte e pritshme nga ana ime, pasi nuk kam qenë asnjëherë pjesë e keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Falënderoj gjykatë për punën e saj, ndërsa unë që nga fillim kisha ofrua bashkëpunim”, ka thënë Lekaj.

Kujtojmë se aktakuza ndaj Lekajt ishte ngritur për një rrugë të asfaltuar në një fshat, pak kilometra larg qytetit të Gjakovës. /Lajmi.net/