Legjendat që e kanë fituar Ligën e Kampionëve si lojtarë dhe trajnerë, a do t’u bashkohet Zidane?

Gjashtë persona e kanë fituar Ligën e Kampionëve si lojtarë dhe si trajnerë, ndërsa atyre mund t’u bashkohet edhe Zinedine Zidane.

Sport

23/05/2016 20:03

Zinedine Zidane mund të bëhet njeriu i shtatë që e fiton Ligën e Kampionëve si lojtar dhe trajner.

Para tij një gjë të tillë e kanë arritur Miguel Muñoz, Giovanni Trapattoni, Johan Cruyff, Carlo Ancelotti, Frank Rijkaard dhe Josep Guardiola, përcjell Lajmi.net.

Trajneri i “Los Blancos” e kishte ngritur këtë trofe si futbollist, ndërsa e ka mundësinë që ta bëjë një gjë të tillë edhe si trajner më 28 maj ndaj Atleticos.