Legjenda e futbollit gjerman tregon se cili lojtar po bënë diferencën në Bundesliga

Lothar Matthäus, legjenda e futbollit gjerman, duke folur në cilësinë e ekspertit të “Sky”, ka emëruar lojtarin që sipas tij është duke bërë diferencën në Bundesligën gjermane.

Sport

01/10/2018 18:20

“Për mua, lojtari i javës është Marco Reus. Ai përsëri bëri diferencën” ishin fjalët e Matthaus për Reus, pas fitorës së Dortmund 2:4 ndaj Leverkusen.

Dortmund ka tejkaluar Bayernin në renditjen tabelare, për të fituar epitetin e liderit në Bundesligë.

Reus është bartësi i lojës tek skuadra “verdh e zi”, duke u cilësuar kështu si lideri me këmbën magjike.

Gjermani ka vuajtur fatin e keq të lëndimeve sezonet e kaluara mirëpo tashmë duket se gjithçka është në rregull dhe spektakli nga ai nuk mungon. /Lajmi.net/