Lavezzi ‘nokauton’ kameramanin

Paris Saint-Germain tregoi forcën e vërtetë duke fituar në udhëtim te Olympique Marseille me rezultat 2-1, pavarësisht se zhvilloi më tepër se një orë loje më një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të mesfushorit Thiago Motta në minutën e 31-të. Fitorja e rëndësishme në Velodrome gëzoi yjet e gjigantit francez që pas ndeshjes…

Sport

07/10/2013 15:00

Paris Saint-Germain tregoi forcën e vërtetë duke fituar në udhëtim te Olympique Marseille me rezultat 2-1, pavarësisht se zhvilloi më tepër se një orë loje më një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të mesfushorit Thiago Motta në minutën e 31-të.

Fitorja e rëndësishme në Velodrome gëzoi yjet e gjigantit francez që pas ndeshjes festuan së bashku, kurse pati edhe të atillë që vendosën të bëjnë shaka me dikë.

Sulmuesi argjentinas Ezequiel Lavezzi vendosi që gëzimin e fitores ta shpreh në formë shakaje më një kameraman të cilit i doli përpara dhe ia formoi ‘urën’, duke e rrëzuar në tokë.

Nuk dihet ende nëse kameramani pësoi ndonjë lëndim, ndoshta mund të kenë pësuar dëme në aparaturën e tij por kësi rasti nuk shihet rrallë në fushat e futbollit. Shikojeni.