Largohet Ozil, Arsenal transferon super yllin e Barcelonës (FOTO)

Arsenal ka identifikuar pasardhësin e Mesut Ozil në rast të largimit të gjermanit në Emirates Stadium, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

23/03/2017 08:50

Arsenal është i gatshëm të paguajë 25 milionë funte për transferimin e Arda Turan, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori i Barcelonës e ka të vështirë të gjejë vend në formacionin e ekipit nga Camp Nou pas ardhjes nga Atletico Madrid më 2015.

Kurse, Arsenal është duke u përgatitur për largimin e mundshëm të Ozilit, raportojnë mediat britanike, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Turan është futbollisti ideal për ta zëvendësuar gjermanin. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6