Largohet nga Barcelona, transferohet në Juventus (FOTO)

Javier Mascherano mund të largohet nga Barcelona për t’u transferuar në Juventus.

Merkato

25/05/2016 12:12

Juventus është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Javier Mascherano.

“Gianluca di Marzio” ka bërë të ditur se “Bianconerët” kanë marrë aprovimin nga futbollisti në lidhje me transferimin e tij në Torino.

Por, kampioni i Serie A ende nuk ka negociuar me Barcelonën, përcjell “Lajmi.net”.

Mascherano është futbollist i pëlqyer nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Ai është në gjendje të luajë në qendër të mbrojtjes por edhe në mesfushë.