Largohet Khedira

Sami Khedira ka njoftuar Real Madridin se do të largohet nga klubi. Mesfushori gjerman pritet që karrierën ta vazhdojë në Premierligë ku kërkohet nga Arsenal.

Sport

04/10/2014 10:08

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka njoftuar klubin se do të transferohet në Premierligë.

Reprezentuesi gjerman ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij dhe ka vendosur të mos e vazhdojë qëndrimin në Santiago Bernabeu, njofton portali spanjoll “Fichajes.net”.

Klubi favorit për të siguruar shërbimet e tij është Arsenal, mirëpo nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së ndonjë kandidati të ri.

Khedira është aktualisht i lënduar, por prapë nuk dëshiron të pres dhe të luajë shanset e tij në ekipin e Carlo Ancelottit që tashmë ka marrë formë dhe nuk ka vend për ish anëtarin e Stuttgartit.