“Largimi nga Man Utd, momenti më i mirë në jetën time”

Sulmuesi portugez, Bebe, ka kujtuar kohërat e vështira të kaluar te Manchester United.

Sport

14/12/2018 12:11

Ishte viti 2010, kur Bebe mori vëmendjen e gjithëve duke bërë një hap të madh në karrierë, kur iu bashkua Manchester United.

Koha te Manchester United ishte më e vështira në karrierën e lojtarit, i cili numëron vetëm dy ndeshje të ‘Djajtë e Kuq’, dhe shumë huazime gjatë periudhës katër vjeçare sa ishte lojtar i tyre.

“Çdo ditë kam telefonuar agjentin tim për të më larguar. Ka qenë një kohë e vështirë. Kur nuk luani, edhe pse jeni në një skuadër të madhe, ju nuk jeni të lumtur, atëherë pse duhet vazhduar”, ka deklaruar Bebe, derisa kujtonte kohën aspak të mirë të kaluar në ‘Old Trafford’, përcjell ‘lajmi.net’.

“E mbaj mend kohën kur po shkoja të luaja me të rinjtë e Manchester United, agjenti im më telefonoi dhe më tha se jam shitur te Benfica. Ka qenë momenti më i mirë i jetës sime”./Lajmi.net/