Lamtumirë Torino, Ajeti nënshkruan me klubin e ri (FOTO)

Arlind Ajeti ka një klub të ri.

Merkato

28/07/2017 12:53

Arlind Ajeti tashmë mund të konsiderohet lojtari i ri i skuadrës së Crotones, e cila në sezonin e ri do të garojë në Serie A.

Mediat italiane bëjnë me dije se është rënë dakord për gjithçka dhe se shifra e transferimit të Ajetit nga Torino në Crotone do të jetë 600 mijë euro.

Ajeti u transferua sezonin e kaluar në Torino, si lojtar i lirë, por nuk arriti që të zë vend në formacionin e trajnerit serb, Sinisa Mihajlovic.  /Lajmi.net/