Lamtumirë PSG, Cavani kthehet në Serie A

Edinson Cavani mund të rikthehet në Serie A.

Merkato

12/01/2018 07:21

Edinson Cavani do të kthehet në Itali? Tani jo, por në qershor është e mundshme.

Vëllai dhe menaxheri i tij, Fernando Guglielmone ka theksuar se Cavani mund të luajë sërish në Serie A, në të ardhmen.

“Cavani është mirë dhe përgatitet të hyjë në histori të PSG-së, që është një rekord i rëndësishëm. Mund të bëhet golashënuesi më i mirë i ekipit në të gjitha garat”, u shpreh  ai, përcjell “lajmi.net”.

“Për momentin nuk kemi plan të largohemi nga Franca. Cavani në Inter ose në Napoli? Në futboll nuk duhet thënë kurrë, nuk përjashtoj asgjë”, theksoi Guglielmone. /Lajmi.net/