Lamtumirë Juventus, Chiellini befason me klubin e ri (FOTO)

Giorgio Chiellini mund të largohet nga Juventus.

Merkato

21/08/2016 09:32

Giorgio Chiellini mund të transferohet në Premierligë.

Qendërmbrojtësi i Juventusit kërkohet nga ish trajneri i tij, tani menaxher i Chelseas, Antonio Conte.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se “Blues’ janë të gatshëm të paguajnë rreth 29 milionë euro për transferimin e reprezentuesit italian, përcjell “Lajmi.net”.

Por, largimi i Chiellinit nga Juventus nuk do të jetë aspak i lehtë.

Ai është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.