Lamtumirë Juventus, Asamoah kryen testet mjekësore me Interin

Kwadwo Asamoah do të largohet nga klubi si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

15/05/2018 14:29

Kwadwo Asamoah ka kryer testet mjekësore në Inter.

Mbrojtësi i Juventusit do të largohet nga klubi si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

Asamoah ka kryer testet mjekësore te skuadra milaneze ku do të luajë nga edicioni i ri, përcjell “lajmi.net”.

Asamoah po ashtu thuhet se ka arritur marrëveshje për kontratë deri më 2021 me pagë prej 3 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/