Lamtumirë Chelsea, Conte befason me klubin e ri

Antonio Conte mund të largohet nga posti i menaxherit në Chelsea.

Sport

10/11/2017 07:35

Antonio Conte ka ofertë për largim nga Chelsea.

E përditshmja franceze “Le Parisien” shkruan se trajneri italian kërkohet nga Paris Saint-Germain.

Conte së fundmi ka përfunduar në qendër të spekulimeve rreth largimit nga “Blues” pas përplasjes me mbrojtësin David Luiz dhe mosmarrëveshjeve me pronarin, Roman Abramovich, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, kjo ka bërë që Paris Saint-Germain ta identifikojë si pasardhës të mundshëm për Unai Emery në vitin 2018. /Lajmi.net/