Lamtumirë Borussia Dortmund, Aubameyang zgjedh klubin e ri

Drejtori i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka fluturuar për në Londër për ta mbyllur marrëveshjen me Arsenalin për Pierre-Emerick Aubameyang.

Sport

20/01/2018 11:12

Sportsmail shkruan se Arsenal janë gati të paguajnë 53 milionë euro përsulmuesin nga Gaboni, i cili nuk është ftuar fare për ndeshjen me Hertha Berlinin të zhvilluar të premten në mbrëmje që u mbyll 1-1.

Drejtori i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka fluturuar për në Londër për ta mbyllur marrëveshjen me Arsenalin për Pierre-Emerick Aubameyang. Zorc i kishte komentuar këto fjalë: “Është mungesë respekti. Ne Besojmë që Arsene Wenger ka shumë punë që të merret me lojtarët tanë”.

Arsenal mësohet se ka gati një kontratë me tri vite e gjysmë me pagë prej 170 mijë funte në javë për sulmuesin.