Lamtumirë Arsenal, Walcott te klubi i njohur nga La Liga?

Valencia ka shfaqur interesim për transferimin e tij në fillim të vitit 2018.

Sport

12/12/2017 09:29

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott do të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Deporte Valenciano” ka bërë të ditur se e ardhmja e yllit anglez mund të jetë në La Ligë.

Valencia ka shfaqur interesim për transferimin e tij në fillim të vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

Walcott në ndërkohë kërkohet edhe nga Southampton dhe Everton në Premierligë. /Lajmi.net/