LajmiVOX: Qytetarët të rrezikuar nga qentë endacakë (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX: Qytetarët të rrezikuar nga qentë endacakë (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOX 14:43, 6 December 2016
Qytetarët e Prishtinës po vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga qentë endacakë të cilët janë të pranishëm në çdo rrugë të kryeqytetit.

Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit. Qentë endacakë mund të jenë rrezik i drejtpërdrejtë edhe i shëndetit të njeriut pasi që në mungesë të ushqimit dhe kushteve të këqija të jetesës, mund të shndërrohen në bartës të sëmundjeve të ndryshme që përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve.

Një qytetar është ankuar duke thënë se qentë po i han edhe bagëtinë.

Ndërsa një tjetër nga Peja ka thënë se komuna edhe pse ka premtuar se do të gjej zgjidhje ata kurrë nuk janë kujdesur.

“Edhe në Pejë ka shumicë të madhe por komuna nuk përkujdeset aspak për këtë. Detyrohem çdo ditë t’i përcjell nipat”, ka thënë ai për rubrikën LajmiVOX të lajmi.net.

“ Mua më kanë kafshuar 1 vit. Jemi të rrezikuar por askush nuk kujdeset”, ka treguar një qytetar.

Ndërsa një tjetër ka shprehur dashuri ndaj qenve duke thënë se po të jetonte në fshat do i mbante gjashtë qenë.

“Në katun i kisha marrë gjashtë qenë mirëpo jam në qytet e nuk po muj”, ka thënë ky qytetar.

Qentë endacak konsiderohen qentë që nuk kanë pronar, vendstrehim të përhershëm dhe sillen rrugëve, duke krijuar klane të tyre në hapësira të ndryshme kryesisht në afërsi të bërllokut. /Lajmi.net/

 

 

 

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Bow Master
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball