Lajm shokues për Mourinhon pas humbjes me Fenerbahcen (FOTO)

Shtohen problemet për Manchester Unitedin, pas humbjes 2:1 ndaj Fenerbahces në Ligën e Evropës.

Sport

03/11/2016 23:58

Mesfushori i skuadrës, Paul Pogba, sipas të gjitha gjasave do të mungojë të dielën ndaj Swanseas.

Kjo për shkak të lëndimit që e mori në ndeshjen ndaj ekipit turk, gjë e cila e detyroi atë të largohet nga fusha e lojës, përcjellë “Lajmi.net”.

United ka konfirmuar që do të publikojë nesër rezultatet e testeve mjekësore, por mediat angleze kanë raportuar që ai s’do të luajë të dielën.

Ky është një lajm shumë i keq për Jose Mourinhon, që nuk e ka në dispozicion as mesfushorin tjetër, Ander Herrera, pas kartonit të kuq në javën e kaluar ndaj Burnleyt.

3A09527100000578-0-image-a-1_1478198802918

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.