Lajm katastrofë për Trepçën ’89 para debutimit historik (FOTO)

Trepça ’89 ka marrë një lajm aspak të mirë para ndeshjes historike ndaj Vikingur.

Sport

27/06/2017 16:36

Mitrovicasit do të përfaqësojnë për herë të parë Kosovën në gara ndërkombëtare, në pjesëmarrjen për kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Por, pak orë pra ndeshjes, kampionët e Kosovës kanë marrë një lajm aspak të preferuar.

Portieri i ekipit, Bledar Hajdani përmes rrjeteve sociale e ka konfirmuar se do të mungoj në këtë takim, për shkak të një lëndimi që e ka pësuar gjatë stërvitjeve në Ishujt Faroe.

“Shkaku i një lëndimi të pësuar gjatë ushtrimeve nuk mund të paraqitem në ndeshjen e sotme, skuadrës i uroj shumë suksese dhe shpresoj në fitore”, ka shkruar Hajdini.

Ndeshja mes Vikingur dhe Trepçës ’89 zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00./Lajmi.net/