Lajm i madh për tifozët e Barcelonës, ylli i skuadrës kthehet në stërvitje

Skuadra e Barcelonës i është gëzuar shumë lajmit për rikthimin në stërvitje të yllit të skuadrës.

Sport

08/02/2019 21:49

Samuel Umtiti duket se është afër rikthimit nga lëndimi i gjatë që e pati në gju. Ai mund të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen kundër Lyon, që Barcelona e luan në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Në mungesën e Umtiti, ishte Clement Lenglet i preferuari i Valverdes për partneritetin me Gerrard Pique.

Pas lëndimit të francezit, Barcelona ka afruar në skuadër edhe dy qendër mbrojtës; Jeison Murrillo dhe Jean Clair Todibo.

Umtiti do të ishte ndihmë e madhe për Barcën në ndeshjen e 1/16-ës së finales, kundër Olympique Lyon. /Lajmi.net/