Lajm fantastik për Bayern Munich, ylli i madh e do kalimin në Allianz Arena

Chelsea është në probleme të mëdha në këtë afat kalimtar të janarit.

Merkato

14/01/2019 15:15

Chelsea është në presion të madh nga Bayern Munich për Callum Hudson-Odoin.

Skuadra londinez e ka refuzuar edhe ofertën e katërt të bavarezëve për talentin anglez, pasi llogaritë në shërbimet e tij, përcjell lajmi.net.

Por, tani është Hudson-Odoi, ai që po e kërkon transferimin te Bayern Munich, pasi është në kërkim të një minutazhë më të madhe.

Anglezi luajti vetëm 10 minuta në fitoren e Chelseas ndaj Newcasltles në fundjavën e kaluar, e që po e kërkon transferimin te skuadra gjermane. /Lajmi.net/