Lahm synon të ‘pamundurën’

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka paralajmëruar se skuadra e tij do të mundohet që gjatë 2014’ës t’i rifitojë të gjithë titujt që i rrëmbeu në vitin 2013. Gjiganti bavarez e mbylli vitin kalendarik me pesë tituj në Bundesligë, Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror për klube. Por,…

Sport

02/01/2014 17:40

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka paralajmëruar se skuadra e tij do të mundohet që gjatë 2014’ës t’i rifitojë të gjithë titujt që i rrëmbeu në vitin 2013.

Gjiganti bavarez e mbylli vitin kalendarik me pesë tituj në Bundesligë, Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror për klube.

Por, Lahm ka paralajmëruar se ata janë të uritur për përsëritjen e suksesit.

“Është gati e pamundur ta përsërisim edicionin e kaluar, e sidomos menjëherë në atë të radhës, por dëshira jonë është që sërish të fitojmë të gjithë ata tituj. Kjo është sfida më e madhe”, deklaroi Lahm për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Ekipi ka potencial të madh dhe mund t’i vë kundërshtarët nën presion edhe më të madh. Në pjesën e parë të sezonit kemi bërë disa gabime me çka i kemi kthyer kundërshtarët në lojë, por besoj se gjëra të tilla nuk do të përsëriten më”, u shpreh ai.