Lacazette kërkon falje për kartonin e kuq ndaj BATE Borisov

Arsenal ka pësuar një humbje befasuese në udhëtim nga BATE Borisov, në kuadër të Ligës së Evropës.

Sport

14/02/2019 23:37

Kësaj humbje nuk mundi t’i  bëjë ballë sulmuesi i londinezëve, Alexandre Lacazette, të cilin nuk e mbajtën nervat deri në fund.

Ai u ndëshkua me kartonin e kuq, por pas ndeshjes ka kërkuar falje për reagimin e tij të ashpër.

“Ta lësh skuadrën në mënyrë të tillë është ndjenja më e keqe… Duhej të kisha qëndruar i qetë, por nuk është gjithmonë e lehtë.. Më falni. Janë akoma 90 minuta për tu luajtur dhe besoj se shokët e skuadrës do të kalojnë në fazën tjetër” ka shkruar Lacazette në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

Kjo humbje është e katërta për Arsenal në shtatë ndeshjet e tyre të fundit, në të gjitha kompeticionet. /Lajmi.net/