Labinot Tahiri kandidat për kryetar komune (Video)

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka folur për synimet e tij në skenën politike.

ShowBiz

15/09/2016 23:24

Ai ka treguar se planet e tij janë që në zgjedhjet e ardhshme lokale të kandidojë për kryetar komune, në Ferizaj.

“Kjo është një marrëveshje mes meje dhe z. Pacolli”, ka thënë Labinot Tahiri në emisionin “Komiteti Qendror” në Tv Dukagjini.

Ai është shprehur optimist për fitimin e zgjedhjeve pasi që simpatizohet mjaft shumë nga qytetarët e Ferizajt.

Tahiri ka thënë se ende nuk ka një program polik, por ka disa synime qe do t’i realizojë nëse ai merr postin e të parit të komunës në Ferizaj.

Në zgjedhjet nacionale, Tahiri e sheh AKR’në si partinë që pritet t’i marrë më shumë se 20% të votave të përgjithshme.

http://www.dailymotion.com/video/x4tcv0c_labinot-tahiri-komiteti-2_news