Kylian Mbappe, “bomba” e radhës e Manchester Cityt

Manchester City po përgatitet për “qershinë” mbi tortë këtë afat kalimtar.

Sport

24/07/2017 22:55

Pas transferimit të Mendyt, Silvas, Walker dhe Ederson, Manchester City po bëhet gati për prurjen më të madhe të kësaj vere.

Sipas portalit britanik ‘Goal.com’, City do të shkojë përsëri për Mbappen nëse nuk arrijnë të mundin Paris Saint-Germain për Alexis Sanchezin.

Për sulmuesin e talentuar francez, Manchester City mund t’i ofrojë Monacos deri 100 milionë euro./Lajmi.net/