Ky njeri mendon se gruaja e tij është një hero dhe 615,000 njerëz pajtohen me të (Foto)

Ky është postimi i një mashkulli i cili ia ka dedikuar postimin gruas së tij e cila është infermiere.

Fun

16/11/2015 15:27

Ai mendon se gruaja e tij është një hero për punën që ajo e bën, dhe ai e ka përshkruar në mënyrën më të mirë të mundshme jetën e një infermiere jashtë orarit të punës.

Sidoqoftë, lajmi.net e sjell për ju postimin i cili tanimë është pëlqyer nga më shumë se 600,000 njerëz dhe është shpërndarë nga më shumë se 140,000 tjerë.

“Kjo është gruaja ime duke fjetur. Pas një ore ajo do të zgjohet nga gjumi, do ta vesh uniformën e saj dhe do të bëhet gati për punë.

Mjetet dhe gjërat që asaj i duhen për ta kryer punën e saj do të mblidhen dhe kontrollohen me kujdes – flokët e saj dhe grimi i saj do të bëhen me shpejtësi. Ajo do të ankohet se duket tmerrshëm. Unë do të kundërshtoj, fuqishëm, dhe do të ia bëjë gati asaj një gotë me kafe.

Ajo do të ulet në divan me këmbët e saj të kryqëzuara poshtë saj dhe do të provoj ta pijë kafen ndërkohë që do të luaj e lumtur me foshnjën e cila do të zvarritet në trupin e saj.

Ajo herë pas here do të vëzhgoj me shikim të zbrazët gjatë kohës kur flasim; në heshtje duke e përgatitur veten për orarin e punës. Ajo mendon se unë nuk e vërej.

Ajo do ta puthë foshnjën, do të më puthë mua dhe do të largohet për tu kujdesur për njerëzit të cilët janë duke e përjetuar ditën më të keqe të jetës së tyre. Aksidente me veturë, plagosje me armë, shpërthime, djegie dhe thyere – profesionistë, të varfër, pastor, të varur nga droga dhe prostituta – nëna, baba, djem, vajza dhe familje – nuk ka lidhje se kush jeni ose çfarë të ka ndodhur ty.

Ajo do të kujdeset për ty.

Ajo do të kthehet në shtëpi 14 orë më vonë, do ti heq këpucët e saj me të cilat ka ecur përgjatë gjakut, biliarit, lotëve dhe zjarrit, nga këmbët e saja të cilat janë duke i shkaktuar dhimbje, dhe do ti lë këpucët jashtë.

Ndonjëherë ajo nuk do të dëshirojë të flas rreth punës. Ndonjëherë mezi nuk pret të flet për të.

Ndonjëherë do të qesh derisa të fillon të qaj dhe ndonjëherë vetëm do të qaj – por pavarësisht këtyre ‘ndonjëherëve’ ajo gjithmonë do të jetë e përgatitur për orarin e punës së saj.

Gruaja ime është infermiere. Gruaja ime është hero”. /Lajmi.net

Facebook family