Ky është synimi i Lenglet për “El Clasico”

Clement Lenglet pati një paraqitje  të mirë në ndeshjen e Barcelonës ndaj Inter.

Sport

25/10/2018 15:05

Katalunasit regjistruan fitore ndaj Italianëve, me rezultatin 2:0, në sfidën ku Lenglet kënaqi me performancën e tij, transmeton lajmi.net.

Madje, mbrojtësi pati dy raste tejet të mira për të shënuar gol.

Pas ndeshjes, francezi foli për mediet. “Nuk ishte e thënë të shënoja sot. Shpresoj ta bëj këtë në “Classico” ishin fjalët e tij.

“Jemi të kënaqur me paraqitjen, mirëpo sfida ndaj Real do të jetë krejtësisht tjetër” ka vazhduar Lenglet.

Pas lëndimit të Umtiti dhe Vermaelen, Valverde nuk ka zgjidhje tjetër për qendrën e mbrojtjes .

Pique e Lenglet do të jenë ata që do të startojnë edhe në ndeshjen më të madhe të futbollit. /Lajmi.net/