Ky është qyteti më i vizituar në botë

Hong Kong radhitet e para në mesin e qyteteve më të vizituara në botë, duke pasur 27.8 milionë turistë brenda vitit. Të dhënat i ka bërë të ditur Euromonitor, ndërkohë që ka pohuar se ky trend do të vazhdojë dhe vitin e ardhshëm.

Fun

04/12/2018 23:43

Sipas të dhënave të “Euromonitor” qyteti më i vizituar në botë është Hong Kong me 27.8 milionë turistë ndërkombëtarë, duke u përcjellur nga Bangkok e Londra. Ndërkohë, Italia prezantohet nga katër qytete: Romë, Milano, Venecia dhe Firencë, transmeton lajmi.net.

Të katër qytetet italiane kanë të njëjtin numër të barabartë sa Londra: 9.5 milionë.

Sipas parashikimeve të studimeve të “Euromonitor International” trendi do të jetë i njëjtë dhe për vitin e ardhshëm, por listës mund t’i shtohen qytete si Guangzhou në Kinë, Delhi – Indi, dhe Antalia në Turqi. /Lajmi.net/