Ky është portieri që po refuzon Real Madridin

Portieri i Romës, Alisson Becker, është deklaruar i lumtur për interesimin e Real Madridit.

Sport

16/03/2018 20:29

‘Los Blancos’ vazhdojnë të jenë në kërkim të një portieri, ndërsa emri i fundit i përmendur në media, është i i portierit të Romës, Alisson Becker.

“Është lajm që lëviz paksa me egon, nuk mund të mohohet”, ka deklaruar Becker për ‘Globoesporte’.

“Unë jam i lumtur për vlerësimin, që do të thotë se puna ime ka qenë e mirë, e sidomos kur dëgjon për Real Madridin”.

“Por, unë tani jam i fokusuar vetëm te Roma”./Lajmi.net/