Ky është plani i Allegrit për Ronaldon

Cristiano Ronaldo ka vazhduar shkëlqimin e tij edhe në futbollin italian.

Sport

14/12/2018 18:36

Portugezi ka qenë i jashtëzakonshëm me skuadrën e re, duke shënuar si dhe duke shërbyer për bashkëlojtarët e tij.

Ndeshja kundër Torinos do të jetë e fundit për Ronaldon si startues, para se t’i jepet kohë për pushim, në prag të festave të fundvitit.

“Cristiano do ta humb një nga tri ndeshjet që ne i luajmë kundër Romës, Atalantës dhe Sampdorisë” ka thënë Allegri në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Derbi është i rëndësishëm. Torino po bëjnë mirë dhe ne duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive” ka thënë ai tutje.

Cristiano deri më tani ka shënuar 10 gola në Serie A në 15 ndeshjet me Juventus, duke ndihmuar skuadrën që të jetë lidere në tabelë, me tetë pikë larg vendit të dytë. /Lajmi.net/