Ky është paralajmërimi i Wengerit për Chelsean

.

Sport

05/08/2017 11:43

Arsene Wenger nuk beson se Chelsea ka fuqinë për ta përsëritur suksesin e edicionit të fundit.

Arsenal dhe Chelsea do të takohen nesër (e diel) në finalen e Superkupës së Anglisë.

Trajneri francez në konferencën për shtyp, ka folur edhe për sezonin e ri në Premierligë që nis të premten e ardhshme.

“Chelsea, sigurisht se edhe këtë vit do të luftojë për titullin e kampionit, por nuk besoj se do të bëjnë pikë si në sezonin e kaluar pasi që disa ekipe janë më të forta dhe do të marrin pikë prej tyre”, ka thënë Wenger./Lajmi.net/