Ky është orari më i mirë për të postuar foto në Instagram – Lajmi.net
Ky është orari më i mirë për të postuar foto në Instagram
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 19:17, 16 May 2017
Facebook, Twitter, Instagram dhe Snapchat janë emrat më të lakuar të momentit në gjithë botë.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe duke patur parasysh terrenin që kanë fituar dhe vazhdojnë të fitojnë rrjetet sociale në jetën tonë.

Madje mund të themi që një ditë e kaluar pa postuar foto mund të duket si një ditë bosh në jetën e ndjekësve më besnikë. Dhe kur flasim për fotot, gjëja e parë që ju vjen në mendje është Instagrami.

Rrjeti social në pronësi të kompanisë Facebook, kur u lançua fillimisht në vitin 2010 ofronte një hapësirë të kufizuar shërbimesh që përfshinte vetëm fotot. Kurse sot vjen më i plotë duke ofruar po ashtu komunikimin me mesazhe (Insta message), postimin e videove dhe mundësinë e pëlqimit të një komenti etj.

Nqs jeni të çmendur pas filtrave dhe doni të ndani çdo gjë me miqtë  tuaj, këta janë oraret kur duhet të jeni më aktivë. Sipas një studimi të sitit HASH HOOPER, orari më i mirë për të publikuar foto gjatë javës është 6.00-7.30 pasdite, kurse në fundjavë ora 11.00 nënkupton kulmin e pëlqimeve dhe komenteve. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Instagram

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3