Ky është kungulli më i madh në botë

Për herë të gjashtë të dielën ishte zgjedhur kampion, kungulli i zviceranit Beni Meier nga Pfungeni i Zvicrës.

Fun

05/10/2015 19:58

Megjithatë vitin e kaluar bujku zviceran nuk kishte arritur të thyejë rekordin e tij botëror , të vendosur në vitin e kaluar në Gjermani me kungullin 1054 kg, ngase vala e të nxehtit nuk kishte lejuar që kungulli i tij të rritej në përmasa të tilla të mëdha.

Përkundrazi në një mot të tillë, janë rritur edhe perime të tjera, si karotat dhe trangujt e Jurg Wieslit, duke shënuar rekord për karotën më të rëndë me 1,9 kg, dhe trangujt më të rëndë poashtu me 7,6 kg./javanews