Ky është aplikacioni tjetër që do të jetë i disponueshëm në Apple Watch

Spotify ka lancuar zyrtarisht ditën e snë otme aplikacionin për Apple Watch.

Auto & Tek

13/11/2018 23:49

Shërbimi për transmetimin e muzikës filloi testimin në fillim të këtij muaji. Megjithatë, aplikacioni për Apple Watch nuk ju lejon të luani këngët pa qenë të lidhur me wireless, transmeton lajmi.net.

Versioni i parë i Spotify përfshin aftësinë për të luajtur muzikë në Apple Watch, ose kontrollin se si muzika luhet në pajisjet e tjera.

Mungesa e luajtjes së muzikëve pa qenë të lidhur në wireless ka zhgënjyer përdoruesit, sidomos kur aplikacionet Apple Watch të palëve të treta të Spotify tashmë e ofrojnë atë.

Është një tipar kyç që do t’i lejonte zotëruesve të Apple Watch që të dëgjonin muzikë me kufje nëpërmjet orës.

Megjithatë, Spotify ka premtuar se një shërbim i tillë do të jetë në dispozicion së shpejti./Lajmi.net/