Ky do të jetë transferimi i parë i kinezëve te Milani (FOTO)

Milani ka “shënjestruar” transferimin e parë që do të bëjë pas ardhjes së pronarëve të rinj kinez.

Sport

28/02/2017 19:18

Mediet në Itali raportojnë se ‘Rossonerët’ do të hidhen në sulm për të nënshkruar me sulmuesin e Dortmundit, Pierre-Emierick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni i Dortmundit e ka shprehur se do të largohet nga skuadra gjermane dhe Milani mund të fitoje duelin me Realin për sulmuesin, që do të rikthehej tek kuqezinjtë, ku ai ka qenë më parë.

Aubameyang ka qenë pjesë e Milanit edhe në të kaluarën, por klubi kuqezi nuk kishte besuar në aftësitë e tij./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6