Ky do të jetë Galaxy Note 8 (Foto)

Pamjet e para të Galaxy Note 8, i cili pritet të dalë më 23 gusht, sapo kanë dalë në internet, me një sërë pamjesh që tregojnë pajisjen me ngjyra të ndryshme dhe në kënde të ndryshme.

Auto & Tek

01/08/2017 14:04

Fotot vijnë nga leaker-i i përhershëm i telefonëve, Evan Blass, i cili i ka postuar në Twitter.

Note 8 duhet të kenë një ekran prej 6.3 polsh. Ekrani do të jetë i tipit “Infinity, që e kemi parë tek Galaxy S8. Por Note 8 nuk do të jetë smartphone- më i madh i Samsung vetëm nga përmasat. I tillë do të jetë dhe çmimi, që sipas zërave mund të shkojë në 1 mijë euro. /Lajmi.net/