Ky animacion do t’iu bëjë të mendoni dy herë përpara se të shkoni në punë me grip

Mesatarisht, ju mbani rreth gjysmë litra lëngje në mushkëritë tuaja.

Fun

07/01/2019 18:30

Lëngjet dalin nga goja juaj në formën e shiut, të infektuar me virusë, që shkon në gjatësi deri në 35 metra për sekondë, transmeton lajmi.net.

Një grup studimor zbuloi se pikat më të mëdha të kësaj pështyme mund të udhëtojnë deri në 2 metra – rreth distancës mes tavolinës suaj dhe dy tavolinave më larg.

Virusi i gripit është mësuar të mbijetojë për 24 orë në një sipërfaqe të sheshta dhe nëse prekni atë sipërfaqe dhe nuk i lani duart para se të hani, mund të jeni infektuar.

Pra, herën tjetër që nuk ndjeheni mirë dhe filloni të teshtini, mendoni dy herë përpara se të shkoni në punë! /Lajmi.net/