Kush është më i mirë, Graniti apo Taulanti? Ja çfarë thotë ylli i Arsenalit

Arsenali ka publikuar një pjesë interesante të intervistës së Granit Xhakës.

Sport

26/05/2016 21:26

Kosovari aty deklaron se tani mendon se është më i mirë se vëllai i tij, Taulanti.

“Kur kam qenë i ri luaja me vëllanë tim dhe ai ka qenë shumë i mirë, por tani mendoj që jam më i mirë se ai”, deklaroi Xhaka duke qeshur, përcjellë “Lajmi.net”.

Transferimi i kosovarit te klubi londinez, është shoqëruar me një bujë të madhe mediatike.