Kush është e dashura e re e Valon Behramit?

Valon Behrami ka filluar një romancë të re.

Sport

20/03/2018 07:29

Valon Behrami duket se po shijon një romancë të re, me sportisten zvicerane, Lara Gut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë skiatorja 27-vjeçare, që pranoi se është në një lidhje me futbollistin me origjinë shqiptare të përfaqësueses së Zvicrës.

Vetëm pak ditë më parë, Behrami njoftoi divorcin nga gruaja e tij Elena Bonzani, me të cilën ishte i martuar për 12 vite, transmeton “Top Channel”.

Aktualisht, Valon Behrami, tashmë 33-vjeçar vijon karrierën e tij te klubi i Udineses në Serinë A.

05-15 09-15