Kush është Car Llazari?

Edhe një anomali e historianëve shqiptarë: Car Llazarin e quajnë armik të popullit shqiptar, kurse shqiptarët që luftuan nën komandën e Car Llazarit në Betejën e Kosovës, na qenkan dofarë heronjësh, siç ishin, ta zëmë, Teodor Muzaka, Gjergj Balsha II (i cili ishte edhe dhëndër i Car Llazarit) apo Gjon ose Pal Kastrioti etj.

Lajme

27/06/2016 16:07

Mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës është vendosur shtatorja e Car Llazarit. Kjo ka ngjallur pakënaqësi të mëdha në mesin e shqiptarëve jo vetëm në Mitrovicë, por edhe me gjerë.

Por, kush ishte Car Llazari:

Pa dyshim se historianët mbajnë përgjegjësi për mosdefinimin e figurës së Car Llazarit se a ka qenë armik apo hero i popullit shqiptar.

Beteja e Kosovës, e zhvilluar në vitin 1389, nën udhëheqjen e dy komandantëve: Car Llazarit dhe Sulltan Muratit të Parë!

Në anën e Car Llazarit luftuan edhe princat shqiptar ortodoksë si Teodor Muzaka II, që u vra së bashku me 4000 arbërorë, Gjergj Balsha II, Gjon Kastrioti etj., (disa thonë Gjon Kastrioti e disa thonë Pal Kastrioti).

Nën komandën e Sulltan Muratit I, luftuan shqiptarët katolikë si Topiajt etj.

Shumë mirë. Tani shtrohet pyetja se çka ishte në favorin e shqiptarëve dhe çka ishte në dëmin e shqiptarëve ?!

Fitorja eventuale e Car Llazarit dhe mbështetësve të tij, a do të ishte fitore e shqiptarëve ?!

Apo humbja e Betejës nga Car Llazari dhe mbështetësve të tij, a ishte në favor të shqiptarëve apo jo?!

Kjo pyetje vlen edhe për Sulltan Muratin I. Humbja eventuale e Betejës së Kosovës nga Sulltan Murati I, a do të ishte në favorin e shqiptarëve ?!

Po të ishte fitorja e Betejës së Kosovës nën komandën e Sulltan Muratit I në dëmin e shqiptarëve, ndërsa fitorja e kësaj beteje nga forcat e komanduara nga Car Llazari në favorin e shqiptarëve, atëherë Car Llazari do të duhej të konsiderohej hero edhe i popullit shqiptar dhe shqiptarët do të duhej t’ia ngritnin përmendoren, jo përtej Ibrit, por mu në vendin ku është Tyrbja e Sulltan Muratit I.

Nëse humbja e Betejës së Kosovës nga forcat e komanduara nga ana e Car Llazarit apo fitorja eventuale e kësaj Beteje nga Car Llazari, se cila do ishte në favor të shqiptarëve, le të rezonojë vet lexuesi pasi t’i ketë të njohura disa të dhëna relevante lidhur me pozitën e shqiptarëve në mbretërinë e krajlëve serbë para ndodhjës së Betejës së Kosovës. Prof, Dr, Jusuf Osmani në punimin e tij shkencor në mes tjerash, thotë se Mitrovica, në vitin 1455, i kishte 15 familje, 13 ortodokse, dy muslimane.

Ndërsa Prof. Dr. Adem Hanxhiq, në studimin e tij: “Disa të dhëna për shqiptarët në Kosovë gjatë mesit të shekullit XV” argumenton se në të gjitha territoret shqiptare ku sundonin krajlët serbë dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Serbe, shqiptarët ishin në zhdukje e sipër. Prof. Dr. Sabit Uka thotë se Nishi, në vitin 1878, i kishte 80% të banorëve shqiptarë, apo nga Mitrovica e deri në Nishë ishin më se 780 fshatra të banuara me shqiptarë. Duke i pasë për bazë këto të dhëna të prezantuara, atëherë lirisht mund të themi se shqiptarët kanë të drejtë që të protestojnë dhe ta pengojnë ngritjen e Përmendores së Car Llazarit në një territor të shqiptarëve, siç është Pjesa Veriore e Mitrovicës.

Edhe një anomali e historianëve shqiptarë: Car Llazarin e quajnë armik të popullit shqiptar, kurse shqiptarët që luftuan nën komandën e Car Llazarit në Betejën e Kosovës, na qenkan dofarë heronjësh, siç ishin, ta zëmë, Teodor Muzaka, Gjergj Balsha II (i cili ishte edhe dhëndër i Car Llazarit) apo Gjon ose Pal Kastrioti etj.

Derisa komandanti i Betejës së Kosovës kundër Sulltan Muratit I, paska qenë armik i popullit shqiptar, atëherë si paska mundësi të jenë heronj ata shqiptarë që derdhën gjakun e tyre, siç qe rasti i Teodor Muzakës së bashku me 4000 arbër, që ranë duke luftuar në anën e taborrit të Car Llazarit ?!

Se Car Llazari ka qenë armik i popullit shqiptar, kjo është argumentuar me fakte historike që e vërtetojnë se shqiptarët nën pushtimin serbo-sllav dhe Kishës Autoqefale Serbe, ishin në zhdukje e sipër. Ndryshe, nuk të trajtohen as ata princa dhe luftëtarët e tyre, që erdhën nga përtej Alpeve Shqiptare (Balshajt nga Shkodra, Muzakajt nga Vlora etj.), për të luftuar në krah të Car Llazarit, në Betejën e Kosovës.

Paralajmrimi i Serbisë se do t’ia ngrisë Përmendoren Car Llazarit në Mitrovicën e Veriut, hapi debate të thella në mes të shqiptarëve, si rezultat i mos sqarimit të të vërtetave historike nga historianët shqiptarë të linjës sllavo-greko-bizantine.

Duhet t’i thonë të vërtetat historike, ashtu siç i kanë thënë historianët e mirënjohur, siç është historiani Prof. Dr. Skender Rizaj etj., duke ofruar argumente për të vërtetat historike, por që janë vënë në “gilatinë” nga historianët e linjës pro sllavo-greke, duke ia lën popullit shqiptar një histori të ngatërruar, për t’u kacafytur për çdo ndodhi historike në të kaluarën, siç thotë një filozof gjerman: Popujt idiotë, historinë e kanë të shkruar me gënjeshtra. Ata, gjatë gjithë jetës së tyre kacafyten për historinë e tyre, ndërsa për të ardhmen nuk mendojnë fare.

Pa dyshim se populli shqiptar nuk është popull idiot, këtë e vërtetojnë edhe historianët, siç u tha Prof.Dr. Skender Rizaj etj. Si rezultat i historianëve të linjës pro sllavo- greko-bizantine, i kemi të pushtuara territoret shqiptare nga pasardhësit e Car Llazarit, që nga viti 1878-1912 e deri në vitin 1999.

Për të vërtetat historike edhe për këto ngjarje mund të lexoni në librin tim me titull: “PUSHTUESIT BALLKANIKË DHE PUSHTUESIT JASHTËBALLKANIKË”. (Sabri Novosella)