Kush do të jetë kundërshtari? Joshua flet rreth duelit të tij të ardhshëm

Dueli i radhës i Anthony Joshuas do të jetë më 13 prill të vitit 2019, në “Wembley”.

Sport

01/11/2018 23:19

Pas fitores me nokaut ndaj Alexandr Povetkin, vëmendja tashmë është tek dueli i radhës së AJ, transmeton lajmi.net.

Joshua ka thënë për “SkySport” se favorit për duelin e ardhshëm është ende Wilder, megjithatë edhe fituesi i Whyte – Chisora mund të konsiderohet.

“Nuk do të ndeshem deri vitin e ardhshëm, më 13 prill. Jemi gati për Wilder. Vetëm të jeni real në diskutime” ka thënë Joshua.

“Dëshiroj që Chisora të fitojë, sepse është nga Londra veriore. Kam respekt për të. Kurse Dillian do doja të fitonte vetëm që të ndeshesha përsëri me të. Nëse Wilder nuk ndeshet ata janë dy opsionet tjera” ka vazhduar britaniku.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet akord për ndeshjen me Wilder, apo duhet pritur fituesi Whyte – Chisora. /Lajmi.net/