“Kurse të dashurisë” për veteranët danez

Iniciativa e autoriteteve daneze, që përmes “kurseve të dashurisë” t’iu lehtësoi rikthimin në jetën familjare veteranëve të luftës, ka hasur në interesim të madh.

Fun

27/07/2015 19:05

Sipas raportit të radios daneze “DR Midts & West”, në kurset e para janë regjistruar një numër i madh i pjesëmarrësve, dhe ky interesim ka shtyrë autoritetet e këtij vendi që në të ardhmen të zgjerojnë ofertën e tyre, transmeton lajmi.net.

Danimarka 2Në kurset e organizuara për veteranët e luftës, mësohet se si karshi përvojave traumatike ata mund sërish të kenë një partnerit normal, shkruan e përditshmja vjeneze Prese.

Ushtarët danez viteve të fundit kanë qenë të angazhuar në një numër të misioneve ndërkombëtarë si në Afganistan dhe Irak. Ndërsa numri i viktimave nga Danimarka, në krahasim me vendet e tjera perëndimore ka qenë mbi mesatare. (lajmi.net)