Kur një milion fëmijë mbledhen të luten për paqe në botë

Ky defenitivisht është një nga tubimet më mahnitëse që kemi parë ndonjëherë - mbi 5000 shkolla me total prej një milion fëmijë janë mbledhur në tempullin Phra Shammakaya në Tajlandë për të medituar për paqe në botë.

Fun

27/09/2016 18:49

Meditimi ka një fuqi potenciale e cila ende nuk është shfrytëzuar plotësisht, ndërsa shkenca ka filluar të kuptojë disa nga përfitimet e tij – derisa shumë individ besojnë se kjo është formë e drejtpërdrejtë e komunikimit me forca supreme, transmeton lajmi.net

Është një fakt i provuar se trupi ynë prodhon energji elektromagnetike nga zemra dhe zonat e trurit dhe kjo ka funksione efikase kur jemi në gjendje të thellë të të menduarit dhe takojmë paqen e brendshme.

Ndërsa ne shpesh duke menduar vetëm për gjërat materiale dhe botën fizike, kemi harruar brendësinë dhe pjesën e padukshme të jetës.

Forcat e errëta të botës i nxit frika, ankthi, stresi, konkurrenca, materializmi dhe në këtë mënyrë pamundësohet ndërtimi i një bote të mirë për të gjithë.

Ndërsa, nepërmjet meditimit mund të arrihet paqja e brendshme, harmonia e ndjenjave dhe të arrihet një gjendje e mirë për të gjithë – ku të gjithë janë në paqe me njëri-tjetrin.

Në fund, çdo qenie e ka potencialin e Martin Luther King Jr apo Gandhit, por pak kush e shfrytëzon atë, andaj këta fëmijë nepërmjet meditimit dhe lutjeve kanë shprehur dëshirat e tyre për paqe në botë.