Kur Messi refuzonte trajnerin e ri të Spanjës për t’u zëvendësuar

Luis Enrique sot është zyrtarizuar në krye të Kombëtares së Spanjës.

Sport

09/07/2018 17:18

Ish trajneri i Barcelonës ka nënshkruar me Kombëtaren e Spanjës kontratë dy vjeçare.

Te Spanja Enrique do të zëvendësojë Fernando Hierron, që udhëhoqi ekipin kombëtar në Kupën e Botës, pas shkarkimit të Julen Lopetegui.

Enrique një sezon më parë ka qenë pjesë e Barcelonës, ku kishte rastin të stërvitje me Messin.

Por, nga përvoja e tij me Messin, ai sigurisht që nuk do ta harrojë asnjëherë momentin në ndeshjen me Celta Vigon, kur mori refuzimin e argjentinasit për t’u zëvendësuar.

Enrique pastaj zëvendësoi Neymarin, për të inkuadruar në lojë sulmuesin Munir./Lajmi.net/

YouTube player