Kur hambari shndërrohet në shtëpi moderne

Kjo shtëpi e bukur është e vendosur në Pusey, Oxfordshire të Anglisë. Deri në vitin 2007 ajo ishte shfrytëzuar si hambar – kur edhe u transformua në një rezidencë elegante nga kompania ‘The Anderson Orr Partnership’.

Fun

01/05/2017 02:09

hambari222

Ruajtja e dukjes së jashtme ishte një element i rëndësishëm gjatë projektimit, mirëpo sfida me të cilën u përballën arkitektët ishte zgjerimi i hapësirës pa e prishur dizajnin e hambarit, i cili kishte dimensione të vogla, ndërsa pronarët dëshironin një shtëpi me më shumë hapësirë.

hambari333

E vetmja zgjidhje e përshtatshme ishte të gërmonin dhe të mundësohej zgjerimi i hapësirës në dy etazhe. Kështu arkitektët dizajnuan një interier bashkëkohor dhe modern, në një hapësirë të hapur, ndërsa lidhja me hapësirën e gjumit bëhet përmes shkallëve të hapura. /NGJYRA.COM/

hambari666hambari444hambari10 10hambari777hambari888hambari555hambari999hambari11 11 11hambari12 12 12