Kur duhet fëmija juaj të ketë celularë?

Të ketë apo mos të ketë celularë fëmija juaj, kjo është pyetja. Si prind, kur e dini nëse vajza apo djali juaj është gati për të pasur një celularë personal? Mësoni disa shenja që tregojnë se ai/ajo është gati për ta pasur një celularë.

Lifestyle

26/12/2014 18:09

Fëmija juaj është i përgjegjshëm
A kujtohet fëmija juaj që t’i bëjë detyrat e shtëpisë vetë pa pasur nevojë që ju t’i thoni gjatë gjithë kohës? A ka pasur fëmija juaj një video-lojë apo një iPod për një periudhë të gjatë dhe e ka ruajtur atë pa e humbur? Nëse ai është duke i marrë përgjegjësitë e tija atëherë kjo është një shenjë se ai/ajo është i përgjegjshëm edhe për të pasur një celularë.

Fëmija juaj ka një koncept për paratë
Askush nuk pret që një fëmijë 10 vjeçar të ketë njohuri të plota mbi menaxhimin e buxhetit dhe financave, por nëse fëmija juaj ka disa koncepte për paratë dhe që ti duhet të punosh për ta fituar atë, kjo mund të jetë një shenjë se ai/ajo është gati për një celularë. Nëse fëmija juaj paratë që ia keni dhënë për ditëlindje i ka shpenzuar çdo ditë nga pak dhe jo menjëherë, atëherë kjo tregon se ata janë duke i dhënë rëndësi punës dhe parasë, transmeton Lajmi.net.

Fëmija juaj është i angazhuar në disa aktivitete
A luan ai futboll? A angazhohet ai në turnirët e shkollës? Nëse fëmija juaj është i angazhuar në shumë aktivitete, sigurisht se juve do të ju duhet që ta dërgoni dhe të shkoni ta merrni. Kështu që një celularë për tu marrë vesh me të sigurisht se do të jetë i dobishëm në këtë rast, për ta ditur se kur ai/ajo i përfundon aktivitet dhe që më pas të shkoni ta merrni.

Fëmija juaj i respekton rregullat tuaja
A do pajtohej fëmija juaj për kufizimet kohore dhe të tjerat rregulla të cilat juve iu duken të nevojshme për t’i vendosur për celularët? Për shembull, a do të pajtohej ai/ajo me kërkesën tuaj që mos ta merr celularin kur të shkon në shtrat apo mos ta përdorë atë gjatë ngrënies në tavolinë? Nëse ai i kupton dhe pajtohet me rregullat dhe kushtet e përdorimit të celularit që ti ia vendosë, atëherë ai/ajo është gati që ta ketë një celularë të vetin.