Kupa arrin në Gjilan: Pamje nga festa e madhe e Dritës

Simpatizantë të shumtë të klubit futbollistik Drita, tifozët intelektualë dhe lojtarët e ekipit të cilët sapo janë kthyer në Gjilan po festojnë titullin kampion në qytetin e tyre.

Sport

20/05/2018 23:02

Pas ndeshjes së sotme Prishtina-Drita e cila u zhvillua në Pejë, Drita mori titullin kampion të Kosovës në futboll për herë të dytë në histori të klubit, shkruan lajmi.net.

Pas Pejës, festa është zhvendos në qendër të qytetit të Gjilanit, ku mijëra tifozë kanë dalë të festojnë me lojtarët e Dritës suksesin historik.