Kujdes nga virusi i ri në iPhone

Përdoruesit e Apple janë në kërcënim nga një virus në iPhone i cili duket se i ‘bën’ ata që të thërrasin një numër dhe të paguajnë mbi 50 dollarë për ta rregulluar problemin – dhe të gjitha detajet në pajisje më pas mund të vidhen pas thirrjes.

Auto & Tek

15/07/2015 23:13

Ky virus – i cili ka infektuar shumë celularë të përdoruesve në SHBA dhe kohët e fundit në Britani – shfaqë një mesazh të ‘bllokimit’ të iPhone përderisa përdoruesit janë duke përdorur Safari-në.

Mesazhi që shfaqet në ekran thotë: “Për shkak të një aplikacioni të palës së tretë në celularin tuaj, iOS është bllokuar. Kontaktoni në këtë numër për një zgjidhje të menjëhershme të problemit.”

2A8CA31900000578-0-image-m-21_1436961347584

Përdoruesve u thuhet të thërrasin një numër në një listë të numrave dhe më pas u kërkohet karta e kreditit për ta bërë pagesën për të zgjidhur problemin, transmeton Lajmi.net.

Të gjithë ata që e bëjnë këtë vetëm se do t’u japin hakerëve të dhënat e kartës së tyre të kreditit dhe të gjitha të dhënat e tjera në celular. (Lajmi.net)